Arrestohet një person për grabitjen e zinxhirit të arit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për grabitjen e zinxhirit të arit

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për një grabitje që ka ndodhur dje në këtë qytet.

Sipas Policisë dje   rreth orës 17:20 minuta në  në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, ku të dyshuarit,  G.R. ( 23 vjeç) dhe N.B.,  me forcë nga viktima S.A. (femër) kanë marrë zingjirin e arit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë intervistimit,i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës, në tërësi ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit të dytë.

Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar edhe zingjiri prej ari ,të cilin të dyshuarit e kishin shitur në Prishtinë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit G.R.  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat