Arrestohen tre persona, trafikuan një femër

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona, trafikuan një femër

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz. Gjithashtu ka bërë edhe identifikimin e një viktime të trafikimit. Dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

• M. Z. lindur me 1988 f/sh/k

• V. Xh. lindur me 1997 f/sh/k

• F. H. lindur me 1994 m/sh/k

Gjithashtu si provë materiale janë gjetur tre telefona, të cilët i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm.

“Si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera të siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm. Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit”, thuhet në komunikatën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat