Dy doganierë në Korçë arrestohen për fasule....

Kronikë e zezë

Dy doganierë në Korçë arrestohen për fasule....

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:31
Ilustrim

Dy doganierë në pikën e kalimit kufitar të Goricës në Korçë u arrestuan nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në pranga përfunduan Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll dhe Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

 Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin  Petre Mitre, 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec, pasi në mjetin e tij tip "Volkswagen" u gjetën dhe u sekuestruan 1.3 ton fasule, të dyshuara si kontrabandë.

Policia sqaron se dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa iu nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat