Denoncimi i shqiptarit: Nipi është zhdukur, kam frikë se e kanë vrarë... policia s’bën asgjë!

Kronikë e zezë

Denoncimi i shqiptarit: Nipi është zhdukur, kam frikë se e kanë vrarë... policia s’bën asgjë!

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:19
Ilustrim

Një qytetar nga Laçi ka bërë një denoncim këtë të hënë në lidhje me djalin e vëllait të tij, i cili është zhdukur që më datë 5 korrik dhe askush s’ka dëgjuar më për të.

Qytetari quhet Asllan Hysa dhe shprehet se pavarësisht se ka shkuar në polici, autoritetet deri më tani nuk kanë bërë kurrgjë. Qytetari tregon frikën se nipi i tij mund të jetë vrarë.

Mesazhin e ka përcjellë këtë pasdite ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se i riu Keisi Elion Hysa është zhdukur, ndërsa narkopolicia e qeverisë Rama hesht për krimin.

Për më tepër lexoni statusin e Berishës:

Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!

Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb

“Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat