Arrestohet 45-vjeçari nga Kurbini, kishte mbjellë fidanë...kanabisi!

Kronikë e zezë

Arrestohet 45-vjeçari nga Kurbini, kishte mbjellë fidanë...kanabisi!

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:38
Ilustrim

Aleksandër Gurra, një 45 vjeçar nga Kurbini përfundoi në prangat e policisë pas një operacioni të koduar “Daul”, i dyshuar si kultivues i 315 fidanëve dhe bimëve narkotike kanabis.

Lenda narkotike ishte kultivuar në lagjen “Dual” në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.

Policia thote se materialet procedurale në ngarkim të tij, ju referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprat penale " Kultivimi i bimëve narkotike" "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat