Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, katër të lënduar

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 08:15
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Stanoc.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa policia ka dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë mes tjerash Zahiti.

Image
Image

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, e shtune, rreth orës 08:00 të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në Stanoc.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, por ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek përplasja e automjeteve.

Nga raportimet pra nuk njoftohet për persona të vdekur.

Policia ende nuk ka dhënë njoftimin zyrtar për rastin.

Kohëve të fundit është shtuar shumë numri i aksidenteve.

Policia vazhdimisht ka bërë apel që të vozitet me kujdes të shtuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat