Makina shpërthen në flakë në Mashkullorë, shpëtojnë dy udhëtarët

Kronikë e zezë

Makina shpërthen në flakë në Mashkullorë, shpëtojnë dy udhëtarët

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 17:35

Një automjet u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje, ndërsa fatmirësisht dy personat që udhëtonin në të shpëtuan pa dëmtime, pasi braktisën në kohë makinën.

Ngjarja ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përbri serave në fshatin Mashkullorë. Një “Mercedez-Benz” me targa AA346JT me drejtues H.Çela nga Tepelena mori flakë. 

Në makinë po udhëtonin 2 persona të cilët kanë shpëtuar nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa efektivët e policisë nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje. 

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale, si pasojë e një defekti të mundshëm teknik të automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat