Arrestohen dy të rinj në Kurbin, autorë të vjedhjes me armë të dy karburanteve

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të rinj në Kurbin, autorë të vjedhjes me armë të dy karburanteve

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:38
Pamje nga videoja

Efektivët e policisë së Kurbinit kanë vënë në pranga dy persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të vjedhjes me armë të dy karburanteve në korrik të 2017 dhe në shkurt të këtij viti.

Finalizimi i operacionit të koduar "Skuraj" ka çuar në arrestimin e shtetasve:

- Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)

- Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)

"Në vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si dhe zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të vjetra, nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, janë kryer hetime intensive me metoda speciale hetimi për një periudhë relativisht të gjatë kohore,  ku si rezultat i tyre është finalizuar operacioni " Skuraj" , me zbardhjen e autorësisë së  dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti dhe vjedhjes me armë e mbetur në tentativë të një  karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme".

Ngjarja e parë ka ndodhur me datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj.

Ndërsa rasti i dytë me datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot - Thumanë.

Për të tre autorët e dyshuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Vjedhje me armë' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 140-25 të Kodit Penal.

Vazhdon puna hetimore për dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se  këta shtetas janë autorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat