Plagosje me armë zjarri në Suharekë

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Suharekë

Nga: Bota Sot Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shirokë në Suharekë ka ndodhur një plagosje pas një përleshje.

“Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, janë fjalosur me viktimën mashkull K/Shqiptar, me ç’rast njëri nga të dyshuarit i ka drejtuar dhe ka shkrepur armën në drejtim të viktimës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në njoftimin Policia.

Ndryshe, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat