Konfiskohet marihuanë në kalanë e Prizrenit

Kronikë e zezë

Konfiskohet marihuanë në kalanë e Prizrenit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në kalanë e Prizrenit, pasi gjatë kontrollimit tek njëri janë gjetur një sasi e substancave së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 9.78 gr, si dhe 40 tableta ekstazi.

Ndërsa tek tjetri janë gjetur shtatë tableta me ekstazi, 1.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe 665 euro para të gatshme.

Substanca narkotike është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar 48 orë në qendrën e mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat