Sulmohet fizikisht ëmija 5 vjeç në Vushtrri

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht ëmija 5 vjeç në Vushtrri

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh njofton se një femër ka njoftuar se derisa fëmijët e saj po luanin, ka ardhur i dyshuari dhe pa ndonjë shkas e ka shtyrë qëllimisht njërin nga fëmijët e saj (pesë vjeçar) duke e rrëzuar në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” ku sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat