Shqiptari ngacmon vajzën e re, situata agravohet kur i shoqi përplaset me 40 vjeçarin

Kronikë e zezë

Shqiptari ngacmon vajzën e re, situata agravohet kur i shoqi përplaset me 40 vjeçarin

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:27
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të hënë nga ana e policisë, sherr i cili mund të kishte precipituar në një tragjedi të rëndë.

Një burrë i moshës 40 vjeçare me inicialet E.I ka ngacmuar seksualisht një grua të re në moshë, vetëm 24 vjeçare.

Ngjarja nuk ka përfunduar këtu pasi e reja ka vënë në dijeni të shoqin për këtë ngjarje. Teksa shtetasi 36 vjeçar ka shkuar të sqarohet me 40 vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me mjete të forta, duke e lënë të plagosur.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.I., 40 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat