Autokombajna aksidenton për vdekje një person, prangoset drejtuesi

Kronikë e zezë

Autokombajna aksidenton për vdekje një person, prangoset drejtuesi

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit bujqësor, autokombajnë,  i cili përplasi për vdekje një 50-vjeçar që po ecte me motoçikletë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se i arrestuari është  Qemal Baha, 61 vjeç, banues në fshatin Xibërrakë, Cërrik.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Shalës, Cërrik. Si pasojë e përplasjes së motoçikletës me mjetin bujqësor, drejtuesi i motoçikletës shtetasi O. M., ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat