Humb kontrollin e motorit, 46 vjeçari shqiptar vdes rrugës për në spitalin e Lushnjes - Bota Sot
Humb kontrollin e motorit, 46 vjeçari shqiptar vdes rrugës për në spitalin e Lushnjes

Kronikë e zezë

E shtunë, 20 tetor 2018

Humb kontrollin e motorit, 46 vjeçari shqiptar vdes rrugës për në spitalin e Lushnjes

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat në Lushnje, ku një 46 vjeçar është aksidentuar e për pasojë ka humbur jetën.

Policia njofton se shtetasi 46 vjeçar me inicialet K.T, duke i dhënë motorit ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur në rrugë. 46 vjeçari ka humbur jetën teksa uniformat e bardha po e transportonin për në spital.

Njoftimi i policisë:

Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test