Një automjet ka shpërthyer gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 maji". Dyshohet se automjetit i është vendosur një lëndë plasëse, shkruan Shqiptarja.com. Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë në parkim. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen me qëllim identifikimin e autorit/ve.