Sulmohet prokurori në mes të gjykatës

Kronikë e zezë

Sulmohet prokurori në mes të gjykatës

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës për shkak se gjatë një seance gjyqësore ka sulmuar fizikisht prokurorin.

Policia e Kosovës gjatë raportit 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në qendër të mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore si dëshmitar ka sulmuar fizikisht prokurorin, viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja e djeshme është një situatë e pazakonshme, pasi rrallëherë ndodh që të sulmohet prokurori në mes të gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat