Plagoset shtetasja e Shqipërisë në Gjakovë, policia arreston një shqiptar nga Kosova

Kronikë e zezë

Plagoset shtetasja e Shqipërisë në Gjakovë, policia arreston një shqiptar nga Kosova

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Dje në orën 12:00 është plagosur me armë zjarri një grua 39 vjeçare shtetase e Shqipërisë në bjeshkët e fshatit Babaj i Bokës, Gjakovë. Për këtë rast policia ka arrestuar një kosovar 56 vjeç. Gruaja është dërguar në spitalin e Gjakovës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta Express.

Motivet e kësaj plagosje nuk dihen ende, nuk dihet as relacioni i tyre. 

Lajmin e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga zyra për informim në Policinë e Gjakovës. Ajo tha se për këtë plagosje është arrestuar një person i dyshuar si dhe është konfiskuar një armë.

“Dje me datë 24.07.2018 në ora 12:00 policia në Gjakovë ka marr informatë për të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e fshatit Babaj i Bokës. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty nga dëshmitarët është kuptuar se ishte plagosur me armë zjarri një femër e moshës 39 vjeqare, shtetase e Shqipërisë e cila nga personat në vend ngjarje ishte sjellur në spitalin e Gjakovës për trajtim mjeksorë. Gjendja e viktimës sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë”, konfirmoi rastin Podrimaj.

Pas hetimeve fillestare Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arritur të arrestoj një person të dyshuar M/kosovar-shqiptar i moshës 56 vjeqar dhe është konfiskuar një armë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të së cilit personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat