Pranga shqiptaro-maqedonasit, do shiste armë në Elbasan

Kronikë e zezë

Pranga shqiptaro-maqedonasit, do shiste armë në Elbasan

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 09:39
Armet

Një shqiptaro-maqedonas është arrestuar nga efektivët e policisë pranë fshatit Urakë, në Prrenjas, pasi në bazë të informacioneve të siguruara nga blutë gjatë kontrollit në makinë atij i janë gjetur 2 armë zjarri të cilat dyshohet se do t’i shiste në Elbasan.

32-vjeçari Ylber Suma, lindur në Shkup e banues në Kosovë u arrestua pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë.

Sipas informacioneve që zotëronte policia këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, 32-vjeçari i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato më pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat