Aksident në Negotinë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në Negotinë, lëndohet një person

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Një person ka ngelur i lënduar nga një aksident në komunikacion në mes një traktori dhe një vetura në Negotinë, njofton sot Verolub Dodevski zëdhënës i policisë SPB Veles. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Negotinë-fshati LLakavicë.

“Traktori i markës “IMT 539” me targa të Negotinës është drejtuar nga personi Zh.P. (65) nga fshati Pepellishte e Negotinës, ndërsa vetura e markës “Wolsvagen Golf” me targa të Negotinës e drejtuar nga G.G (40) nga Negotina, sqaron Dodevski.

Në aksidentin ka qenë i lënduar vozitësi i traktorit dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm-Negotinë, pas karakterit të lëndimit, është dërguar për mjekim në Qendrën urgjente-Shkup. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat