Arrestohet një ish punëtor i MUP-it serb

Kronikë e zezë

Arrestohet një ish punëtor i MUP-it serb

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 11:16
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes një serb nga fshati Korminjan i komunës së Ranillugut.

Burime të KP bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Vitomir Iliq(58 vjeçar) i cili më herët ka punuar ish punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Arrestimin e serbit nga Korminjani e konfirmoi edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit Ismet Hashani pa dhënë identitetin dhe motivet e arrestimit.

Ai nuk dha detaje për shkaqet e arrestimit përveç tha se i njëjti është duke u intervistuar nga hetues të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit.

“Sot rreth orës 7 të mëngjesit në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut është arrestuar një serb, shtetas i Kosovës”, tha Hashani.

Media mëson se në arrestimin e tij kanë marr pjesë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat