Zjarr në një banesë në Durrës, asfiksohen banorët

Kronikë e zezë

Zjarr në një banesë në Durrës, asfiksohen banorët

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 11:54
Ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit paraditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

Disa prej banorëve janë asfiksuar nga tymi.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke larguar nga apartamenti banorët, dhe më pas kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sakaq, kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e zjarrit që përfshiu apartamentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat