Kamioni del nga rruga, kolonë në rrugën për Gjilan

Kronikë e zezë

Kamioni del nga rruga, kolonë në rrugën për Gjilan

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 20:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtin-Gjilan, në afërsi të fshatit Llabjan të Novobërdës.

Sipas fotografive, një kamion ka dalë nga rruga.

Si rezultat i aksidentit, është krijuar një kolonë të gjatë e automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndihmuar kamionit që të largohet nga rruga.

“Nuk ka të lënduar, nuk ka dëme, tani gjithçka është në rregull”, ka thënë Hashani për kallxo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat