Vazhdojnë aksidentet me fatalitet, vdes 43 vjeçari

Kronikë e zezë

Vazhdojnë aksidentet me fatalitet, vdes 43 vjeçari

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 08:53
ARKIV: Pamje e një aksidenti në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë saktësisht në lagjen Arbëria , ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një Golf IV me targa vendore dhe një  Golf V me targa të huaja.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar një person , (ngasësi i automjetit Golf V) i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës B. I, 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa i ngasësi i automjetit Golf IV :A.M, 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat