Aksident i rëndë në Kavajë, 20 vjeçari humb jetën, plagoset rëndë një vajzë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Kavajë, 20 vjeçari humb jetën, plagoset rëndë një vajzë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Spillesë, Kavajë.

Mësohet se dy persona janë aksidentuar teksa po udhëtonin me motor.

Si pasojë e shpejtësisë ata kanë humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se ka humbur jetën 20 vjeçari E. Agolli.

Ndërsa më urgjencë në spital është dërguar pasagjerja, e cila ndodhet në rrezik për jetën.

Kavajë

Informacion paraprak

Më datë 02.08.2018, rreth orës 12:31, në fshatin Spille, mjeti tip motorr, me drejtues shtetasin E. A., dhe pasagjere shtetasen, V. I., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit, shtetasi E. A., ka ndërruar jetë në Spital, ndërsa pasagjerja, shtetasja V. I., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat