Dy të vdekur e tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Kronikë e zezë

Dy të vdekur e tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 20:52
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në pasditen e së enjtes.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Aksidenti, sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, përkatësisht në hyrje të magjistrales, prej Podujevës. 

Policia e Kosovës ka treguar se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

"Para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar", ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

"Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat e hetimit, për të identifikuar shkaqet se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik", ka shtuar Hoxha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat