Aksident në Elbasan, një person në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Elbasan, një person në gjendje të rëndë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se një 22-vjeçar ka përplasur më makinë këmbësorin me iniciale S.S., në fshatin Balldren.

55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar në spitalin e Elbasanit. 

Ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale J. Ç., 22 vjeç, banues në lagjen "Çezmë", është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat