48 vjeçari rrah gruan e tij, policia i bën “vizitë” në shtëpi

Kronikë e zezë

48 vjeçari rrah gruan e tij, policia i bën “vizitë” në shtëpi

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Një qytetar nga Durrësi ka rënë në p-rangat e policisë së shtetit pas denoncimit që është bërë nga ana e bashkëshortes së tij.

Gruaja me inicialet E.K është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ana e 48 vjeçarit, shtetasi me inicialet A.K. Policia ka ardhur në banesën e çiftit, aty ku dhe gruaja është rrahur dhe ka arrestuar 48 vjeçarin.

Materialet në ngarkim të 48-vjeçarit u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat