Raporti i Policisë: Tri raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Raporti i Policisë: Tri raste të dhunës në familje

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia në raportin 24 orësh njofton për disa raste të dhunës së burrave ndaj grave të tyre.

Një rast ka ndodhur në fshatin Magure, të Lipjanit ku i dyshuari i komunitetit ashkali ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë  e tyre është  gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë  e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Edhe në Prishtinë ka ndodhur rast i ngjashëm ku gruaja ka raportuar se është sulmuar nga burri i saj i cili edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marr tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit  të lirohet në procedurë të rregullt. 

Rasti tjetër ka ndodhur në Livoq të Gjilanit ku sipas Policisë i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan e tij të cilës i ka  shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat