Makina përfundon në arë, 2 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Makina përfundon në arë, 2 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:15
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë në Mallakastër, ku një çift ka mbetur i plagosur.

Një mjet tip Skoda, ku udhëtonte një çift i nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë anës rrugës së autostradës.

Gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit, S.Muçaj, sipas mjekeve paraqitet në gjendje t rëndë si pasojë e disa frakturave të marra në pjesë të trupit.

Bëhet e ditur se ai është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, ndërkohë që e fejuara e tij ka marrë plagë më të lehta.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit, S.Muçaj, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat