Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një personi në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një personi në Prishtinë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 20:11
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

Rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna më armë në Prishtinë, më ç’rast është plagosur një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

I dyshuari ishte identifikuar nga ana e policisë, por kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo, sot rreth orës 18:30 policia e ka arrestuar të dyshuarin 35 vjec J.Uka.

“Pas një pune intensive hetimore dhe aplikimit të veprimeve të avancuara operative, rreth orës 18:30, në fshatin Hajvali të komunës së Prishtinës, hetuesit rajonal kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin J. UKA 35 vjeç, si dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë  një revole e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat