Dalin pamjet e aksidentit të çiftit shqiptar, gjendja kritike e të riut ndërpret ndeshjen e futbollit

Kronikë e zezë

Dalin pamjet e aksidentit të çiftit shqiptar, gjendja kritike e të riut ndërpret ndeshjen e futbollit

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 21:54
Pamje nga aksidenti

Ishin nisur nga Greqia drejt Tiranës për të shkuar në një dasëm, por udhëtimi që do t’i çonte në një ditë gëzimi u kthye në një aksident të rëndë për çiftin e ri shqiptar.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune në autostradën Levan- Tepelenë. Lodhja dhe vapa dyshohet që të kenë sjellë disa momente shpërqendrimi nga ana e 31 vjeçarit Samir Muçaj, i cili ha humbur kontrollin e makinës dhe përfunduar jashtë rrugës, në një arë aty pranë.

Tashmë janë publikuar dhe pamjet e makinës. Gjendja e shkatërruar e automjetit të bën të kuptosh se shpejtësia ka qenë e konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit, 31 vjeçari është plagosur rëndë. I riu ka pësuar disa fraktura në trup e për shkak të gjëndjes së rënduar autoritetet kanë menduar që ta transportojnë me helikopter.

Në pamundësi për të gjetur një vend të përshtatshëm ulejeje, helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë është detyruar të ulet në stadiumin e Fierit “Loni Papuçiu”. Por në momentet e uljes së helikopterit në stadium po luhej një ndeshje miqësore mes Apolonisë e Flamurtarit, e cila është ndërprerë me ardhjen e helikopterit.

31 vjeçari është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Fatmirësisht për të fejuarën e tij, fati ka qenë me të pasi ajo ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta. E reja është përmendur në spital ku dhe ka shfaqur më pas shenja të tronditjes psikike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat