Sherr në Korçë, dy vëllezër vihen në pranga

Kronikë e zezë

Sherr në Korçë, dy vëllezër vihen në pranga

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:10
Policia shqiptare

Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen se kanë dhunuar një 35 vjeçar.

Sipas policisë pas një sherri për motive të dobëta ata kanë bërë për spital 35 vjeçarin me iniciale D.P.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Kreshnik Xhafa, 29 vjeç dhe Asllan Xhafa, 38 vjeç, banues në Lavdar-Korçë. Pasi në lagjen nr 17, për motive të dobëta, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin D.P, 35 vjeç, banues në Korçë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë”; kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat