Hidhet nga kati i tretë i shtëpisë e mitura

Kronikë e zezë

Hidhet nga kati i tretë i shtëpisë e mitura

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur, e gjinisë femërore, është hedhur dje në mesditë nga kati i tretë i një shtëpie në Kaçanik, në rrethana të panjohura dhe ka marrë lëndime trupore.

Ajo është hedhur nga një shtëpi e pabanuar, siç ka njoftuar Policia.

“Viktima është dërguar në QKUK-ë  për tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat