Aksident në Prishtinë, godet shtyllën e semaforit

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, godet shtyllën e semaforit

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 18:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë është aksidentuar kur shoferi i saj për shkak të pakujdesisë ka goditur një shtyllë të semaforit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16.40 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, kohëve të fundit është shtuar numri  aksidenteve në  Kosovë, ku shumë prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat