Vushtrri: Gjuajtje me armë gjatë dasmës

Kronikë e zezë

Vushtrri: Gjuajtje me armë gjatë dasmës

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:58
Ilustrim

Të hënën mbrëma gjatë një ahengu familjar në Vushtrri janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me të dyshuarin, i cili ua kishte dorëzuar një revole me gaz, një karikator dhe një fishek.

Ata po ashtu aty kanë gjetur edhe tetë gëzhoja të kalibrit 9 mm, të cilët i kanë konfiskuar.

I dyshuari në fjalë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat