Në Gjakovë një person ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, edhe pse nuk posedonte leje për armëmbajtje.
Njësitet policore njoftojnë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari e kishte dorëzuar armën të cilën dyshohet se e kishte përdorur.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.