Vdes në spitalin e traumës 22 vjeçari nga Elbasani!

Kronikë e zezë

Vdes në spitalin e traumës 22 vjeçari nga Elbasani!

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Ka humbur betejën me vdekjen 22 vjeçari nga Elbasani, B.T, i cili prej 10 ditësh ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë.

22 vjeçari u përplas 10 ditë më parë nga një makinë tip ‘Benz, e drejtuar nga shtetasi Erind Pulaku, ndërsa ishte duke lëvizur me mjetin e tij motoçikletë në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë gjatë këtyre ditëve nga stafi mjekësor, 22 vjeçari nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kokë dhe në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat