Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen Pavarësia në qytetin e Vlorës.
Mësohet se dy personave janë përfshirë në një konflikt mes tyre duke përdorur thika.
Fjala është për dy komshinj që janë përleshur mes tyre në katin e gjashtë të një pallati në Vlorë, pranë zonës së Lungomares.
Si pasojë e sherrit dyshohet se ka të plagosur, por ende nuk dihet se kush ka mbetur i lënduar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e plagosjes. Autoritet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rastin.