(E plotësuar) - Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së premtes (10 gusht) në Shkodër.
Viktima është identifikuar me inicialet F.L., 53 vjeç, banues në lagjen Guerile.
Krimi ka ndodhur tek ish-poceria në unazë rreth orës 07:15.
"Janë ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen,"-raporton policia.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
***
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri tek ish-Poçeria në lagjen Kiras.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe as identiteti i viktimës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.