Një person nga Gjakova që konsiderohej i zhdukur, është gjetur pa shenja jete.
SH.V. 41 vjeçar është gjetur afër lumit Erenik në Gjakovë, thotë policia.
Viktima tre ditë më parë ishte zhdukur nga shtëpia.
Merret vesh se ai kishte probleme të natyrës mentale.