Shqiptarin e qëllojnë me breshëri plumbash në Itali - Bota Sot
Shqiptarin e qëllojnë me breshëri plumbash në Itali

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Shqiptarin e qëllojnë me breshëri plumbash në Itali

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 22:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një seri të shtënash janë dëgjuar orët e kësaj mbrëmjeje në qytetin e Spezias në Itali.

Plumbat mësohet se i janë drejtuar një shtetasi shqiptar i cili është plagosur në këmbë sipas raportimeve të medias lokale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendrën e mirënjohur të Canaletto-s. Shqiptari ndodhej në një bar kur disa të shtëna janë lëshuar në drejtim të tij.

Media lokale nuk e jep ende identitetin e të plagosurit por thekson se ka marrë disa plumba në këmbë, ndërkohë që policia tashmë ka nisur kërkimet për të kapur dhe arrestuar personin që qëlloi ndaj shqiptarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test