Plagosje me thikë në Shkodër

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Shkodër

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta me një person tjetër. I plagosuri është Shyqyri Ahmeti 50 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet. Autori i dyshuar është identifikuar si 40-vjeçari me iniciale Y.Sh. Ai është shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat