Plagosi me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, arrestohet autori - Bota Sot
Plagosi me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, arrestohet autori

Kronikë e zezë

E premte, 19 tetor 2018

Plagosi me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, arrestohet autori

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 19:42
Shkodra

Ka përfunduar në prangat policisë autori i plagosjes me thikë të pronarit të një lokali në lagjen "Rus" në qytetin e Shkodrës. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme dhe pak orë më vonë është arrestuar agresori. 

Në pranga përfundoi Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.

Shabanaj ishte klient në lokal, ku për motive të dobëta goditur me thikë pronarin me iniciale Sh.A, 50 vjeç, për arsye motive të dobëta.

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh.  A. 50 vjeç, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën

Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobëta.

Identifikohet autori i dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjeç banues në Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test