Ia vjedh çantën – arrestohet hajni sirian - Bota Sot
Ia vjedh çantën – arrestohet hajni sirian

Kronikë e zezë

Ia vjedh çantën – arrestohet hajni sirian

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një sirian është arrestuar në Prizren pasi i njëjti ia ka vjedhur çantën një qytetari.

“Rreth orës 23:30 minuta një qytetar denoncon në Policinë e Prizrenit vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qëndronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985”.

“Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test