Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë - Bota Sot
Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë

Kronikë e zezë

E premte, 16 nëntor 2018

Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 23:42
Ilustrim

Sonte rreth orës 21:00, në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, përkatësisht afër marketit “Minimax” ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave. ?

Për këtë rast janë shoqëruar në Polici të Kosovës disa persona. Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo nuk ka treguar saktë sa persona janë të përfshirë në këtë përleshje.

“Sot rreth orës 21:00 janë arrestuar disa persona në lagjen Arbëria të Prishtinës. Personat e përfshirë në rrahje janë shoqëruar në stacionin e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test