Polici rrah gruan, arrestohet dhe suspendohet nga puna - Bota Sot
Polici rrah gruan, arrestohet dhe suspendohet nga puna

Kronikë e zezë

Polici rrah gruan, arrestohet dhe suspendohet nga puna

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 14:09
Foto

Një zyrtar i Policisë është përfshirë në një rast të dhunës në familje në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë i njëjti ka rrahur gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari është arrestuar. Për këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati Policor i cili është njoftuar  nga Policia se një polic është përfshirë në rastin e dhunës në familje.

“Hetuesit e IPK-së respektivisht Departamentit të Hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke kontaktuar me viktimën e këtij rasti.  Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent kurse viktima e këtij rasti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

  Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje  me dyshimin se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për  zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test