Ka shpëtuar mrekullisht një 28-vjeçare, pas tentativës së saj, për ti dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa mësohet se F. Sh., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 15. 08. 2018, në banesë, shtetësia F. Sh., vjeçe 28, ka tentuar të vetëhelmohet, duke pirë një sasi medikamentesh mjekësore, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.