Gramsh, 11-vjeçarja mbytet në Hidrocentalin e Banjës

Kronikë e zezë

Gramsh, 11-vjeçarja mbytet në Hidrocentalin e Banjës

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:02
Ilustrim

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë ,, A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin  Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur  gjetjen dhe nxjerrjen e  trupit të pajetë.

 Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat