Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar - Bota Sot
Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar

Kronikë e zezë

Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Policia greke ka realizuar dy operacione të ndryshme anti-drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i parë është zhvilluar në Nea Selefkia, Igumenice, ku është gjetur një automjet i braktisur.

Brenda tij u gjeten dhe sekuestruan 42 pako me 144 kg 110 gram marijuane. Rezulton se mjeti është vjedhur ne 13 korrik 2018 në Kordhelio-Evosmu. Policia greke vijon kërkimet për gjetjen e trafikanteve.

Operacioni i dytë u zhvillua në Kompoti, në Arte, ku është kapur një mjet qe vinte nga kufiri gjelbër. Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg 593 gram marijuane. Policia greke arrestoi drejtuesen e mjetit, femër greke 52-vjec dhe u shpall ne kërkim pronari i mjetit, mashkull grek 29-vjec.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test