Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar se dyshohet që persona të panjohur ia kanë djegur një automjet ekskavator.
Rasti ka ndodhur paraditen e djeshme.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.